Lajme

Arian Tahiri në Shipol: “Kudo që janë qytetarët, aty do të jem gjithmonë edhe unë”

10/15/2025 19:13
nga:Genita C

Të mërkurën, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Arian Tahiri ka vizituar Shipolin.

“Në Shipol, një ndalesë e shpejtë u kthye në një takim plot ngrohtësi, dashamirësi dhe përkrahje. Së bashku e vazhdojmë rrugën tonë, me respekt, përkushtim dhe punë për çdo qytetar”, shkroi ai.

Tahiri do të vazhdojë garën në balotazh me Faton Pecin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mediat lokale të Mitrovicës, në anën tjetër kanë ngritur dyshime se po në Shipol, pati vjedhje votash nga Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Për dyshime të tilla në Mitrovicë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur mbledhjen e informacioneve të martën.