Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj

11/02/2025 14:29
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka publikuar një video-mesazh në të cilin thekson rëndësinë e bashkimit qytetar në javën vendimtare të balotazhit, raporton GazetaBlic.

“Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj. Mitrovica na bashkon,” shprehet Tahiri, duke apeluar për pjesëmarrje dhe mbështetje në zgjedhjet e 9 nëntorit.