Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar një biznes që merret me dizajne, shtypje dhe marketing në Mitrovicë.
Tahiri ka thënë që mjafton të vizitohet ndonjë prej bizneseve kreative në qytet për ta parë se kemi të rinj me plot ide, kreativitet dhe talente.
Si Kryetar i Mitrovicës, ai ka premtuar se do të ndërtojë një Inkubator Biznesi, ku startup-et do të kenë qasje në zyra të lira, ndihmë juridike, financiare dhe mentorim profesional.
“Mjafton ta vizitojmë ndonjë prej bizneseve kreative në qytet për ta parë se kemi të rinj me plot ide, kreativitet dhe talente.Unë sot isha tek “Umbrella”, një shembull i mirë i kreativitetit në Mitrovicë.Si Kryetar i Mitrovicës, do t’i mbështes bizneset kreative dhe të rinjtë me ide. Do të ndërtoj një Inkubator Biznesi, ku startup-et do të kenë qasje në zyra të lira, ndihmë juridike, financiare dhe mentorim profesional. Gjithashtu, Mitrovica do të ketë një zonë të veçantë për bizneset lokale, zejtarët dhe prodhuesit, e cila do të shërbejë si motor i zhvillimit ekonomik lokal. #PDK191”, ka shkruar Tahiri.


