Sporti

Arian Qallaku: Jemi përgatitur maksimalisht dhe do hyjmë me seriozitet ndaj Yllit, finalja do jetë e zjarrtë

04/18/2023 17:02
nga:Lorik J

KB Peja e mirëpret nesër Golden Eagle Yllin në Palestrën “Karagaçi” në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Klubi i Pejës ka marrë dy fitore në dy ballafaqimet e para dhe në rast se triumfon sërish nesër ndaj ekipit nga Suhareka, atëherë do të sigurojë finalen e madhe.

Basketbollisti i KB Pejës, Arian Qallaku thotë se ekipi pejan është përgatitur maksimalisht dhe do luajnë me seriozitet, pavarësisht rezutlatit komod.

“Po ne si në dy ndeshjet e kaluara edhe për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht dhe do te hyjmë me serizozitet, sepse ende nuk ka përfunduar asgjë, përkundër që kemi një avantazh komod”, tha fillimisht Arian Qallaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai thotë se edhe ndihma e publikut do jetë e nevojshme në përballjen e nesërme.

“Mendoj se nëse i zbatojmë platet ashtu siç jemi marrë vesh dhe me ndihmën e publikut tonë do të dalim me një rezultat pozitiv”, vazhdoi ai.

Në fund ai foli edhe për gjysmëfinalen tjetër, ku tha se dy skuadrat janë shumë të forta dhe në rast se Peja siguron finalen, atëherë e pret një punë shumë e madhe.

“Te dy skudrat si Prishtina ashtu edhe Trepça janë ekipe mjaft të mira dhe cilësore. Besoj se cila nga to që shkon në finale – na pret një punë shumë e vështirë dhe do të jetë një finale e zjarrtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport