Showtime

Ari Blue na rrënqeth me zërin e saj

11/12/2021 14:30
nga:N M

Këngëtarja Ari Blue ka qenë e ftuar në emisionin “Robi plaket kur do vet”, ku ka zbuluar projektet e saj aktuale dhe ato që priten në të ardhmen.

Duke folur për projektet që pritet të lansohen së shpejti, Ari ka bërë të ditur se ka në përfundim e sipër pesë projekteve, tre prej të cilave u ka realizuar edhe videoklipet.

Ajo tha se për realizimin e tyre ka bashkëpunuar me producentë të ndryshëm si Prishtinë, Tiranë e gjetiu.

Ari ka treguar se ajo ka kohë që ka instaluar një studio në shtëpinë e saj, ku merret intensivisht me projekte muzikore dhe ”eksperimenton” me zhanre të ndryshme.

Gjatë emisionit Ari Blue këndoi live hitin e grupit Elita 5 “E urrej shiun”, me ç’rast dëshmoi se veç bukurisë, ka një zë fantastik, me potencë dhe timbër të veçantë.

Për më shumë klikoni videon me poshtë…