Sporti

Argjentina triumfon ndaj Kilit dhe mbetet e pamposhtur në kualifikueset e Kupës së Botës

01/28/2022 08:30
nga:Mergim Rreci

Argjentina fitoi në ndeshjen ndaj Kilit 2-1, në ndeshjen e xhiros së 15-të të zonës kualifikuese të Amerikës së Jugut.

Ángel Di María (10’) hapi rezultatin, me Brereton Díaz (21’) që riktheu shifrat e barabarta në 1 me 1, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Lautaro Martínez (34′) përfitoi nga një gabim i Claudio Bravo dhe vulosi fitoren e kombëtares së tij.

Me këtë rezultat, Argjentina mbetet në vendin e dytë, ende e pamposhtur, me 32 pikë, katër prapa Brazilit. Kili është në pozitën e shtatë, me 16 pikë, tre pas Uruguait, skuadra e parë në zonën direkte kualifikuese.

/GazetaBlic Sport/