Sporti

Argjentina merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Uruguait

11/13/2021 09:43
nga:E K

Argjentina ka shënuar një fitore të madhe për kualifikimet e Kupës së Botës.

Kombëtarja e Argjentinës e ka mposhtur Uruguain me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Angel Di Maria në minutën e 7’të të takimit.

Leo Messi u rikthye nga lëndimi dhe u paraqit në këtë takim nga minuta e 76’të.

Me këtë fitore tani Argjentina ka 28 pikë në vendin e dytë, ndërsa Uruguai është e gjashta me 16 pikë.

/GazetaBlic Sport/