Kupa e Botës 2022

Argjentina – Meksika, notat e lojtarëve – Messi i pakrahasueshëm

11/26/2022 22:13
nga:Mergim Rreci

Argjentina ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Meksikës.

Ishte edhe një herë super heroi i kësaj kombëtarje, Leo Messi që doli në skenë dhe shënoi gol të mrekullueshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me Messin që ‘bombardoi’ portën kundërshtare në minutën e 65-të, kurse Fernandez vendosi shifrat përfundimtare me një super gol në fund të ndeshjes.

Kjo është një fitore e madhe për Argjentinën, e cila tashmë renditet në vendin e dytë me 3 pikë, vend ky që dërgon tutje në fazën eliminuese.

Leo Messi është vlerësuar si futbollisti më i mirë i ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/