Argjentina dhe Meksika përballen në një ndeshje që pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në Kupën e Botës.
Një takim ky që pritet të vendosë shumë për fatin e dy kombëtareve, sidomos Argjentinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Leo Messi me shokë janë të detyruar për fitore pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, kurse meksikanët kanë barazuar ndaj Polonisë.
Të dy kombëtaret janë takuar plotë 35 herë, ku Argjentina ka fituar 16 ndeshje, 5 Meksika dhe 14 prej tyre janë mbyllur me barazim.
/GazetaBlic Sport/