Argjentina ka arritur të kaloj në çerekfinale pasi e ka mposhtur Australinë në 1/16 të finales së Kupës së Botës.
Lojtarët e drejtuar nga Scaloni arritën fitoren me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Lionel Messi ai që e hapi llogarinë e golave në minutën e 35’të të takimit.
Alvarez u përkujdes të dyfishonte epërsinë e kombëtares së tij, para se Goodëin të realizonte për 2-1 në minutën e 77’të të takimit.
Argjentina bëhet skuadra e dytë që kalon në çerekfinale pasi më herët një gjë të tillë e arriti edhe Holanda.
/GazetaBlic Sport/