Sporti

Argjentina – Brazili barazojnë pa gola

11/17/2021 07:56
nga:Mergim Rreci

Argjentina barazoi pa gola ndaj Brazilit (0-0), në ndeshjen e xhiros së 14-të të zonës kualifikuese të Amerikës së Jugut.

Me disa emra të mëdhenj të futbollit botëror në fushë (Neymar humbi ndeshjen për shkak të lëndimit), loja pati magji në të dyja anët dhe gjithashtu disa polemika me hyrje më të vrullshme, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën drejt golit në një stadium të mbushur plot të San Juan, përcjell GazetaBlic Sport.

Një barazim që i lejoi të dyja skuadrat të ruanin rekordin e tyre të pamposhtur në këtë kompeticion.

Me këtë barazim, Brazili kryeson zonën kualifikuese të Amerikës së Jugut me 35 pikë. Argjentina është në vendin e dytë me 29 pikë dhe ende nuk ka mundur të vulosë kualifikimin e saj drejt Katarit.

/GazetaBlic Sport/