Sporti

Argjentina – Brazil, derbi i madh luhet sonte në Buenos Aires, formacionet e mundshme

1 ditë më parë
nga:Lorik J

Argjentina dhe Brazili takohen në një ndeshje të madhe kualifikuese për Kupën e Botës në Buenos Aires.

Fituesit aktual të Kupës së Botës, Argjentina do të jetë pa Lionel Messin për shkak të lëndimit, por e dinë se fitorja do t’i sigurojë atyre një vend shumë të mirë për Botërorin e 2026, ndërsa Brazili është gjithashtu i pozicionuar mirë në kualifikimet e Amerikës së Jugut.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 01:00 pas mesnate.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e mundshme:

Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Mac Allister; Simeone, Fernandez, Almada; Alvarez.

Brazil: Bento; Vanderson, Marquinhos, Ortiz, Arana; Joelinton, Andre, Rodrygo, Raphinha, Vinicius; Pedro

/GazetaBlic Sport