Euro2024

Argjentina bën detyrën ndaj Kilit, Kanadaja merr fitoren e parë në “Copa America”

06/26/2024 08:40
nga:Mergim Rreci

Argjentina ruan ritmin pozitiv dhe siguron fitoren e dytë në “Copa America” duke u kualifikuar në raundin tjetër, ndërsa mposhti Kilin me rezultatin 0-1 në takimin e dytë të fazës së grupeve.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 88’, me Lautaro Martinez që u dha fitoren argjentinasve.

Pas kësaj përballjeje Kili renditet në vend të tretë të Grupit A me një pikë, teksa Argjentina kryeson me gjashtë pikë dhe ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Kanadaja merr fitoren e parë në “Copa America 2024” dhe atë e bën ndaj Perusë në takimin e dytë të fazës së grupeve.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0-1, me Perunë që në minutën e 59’ mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Araujo u ndëshkua me karton të kuq.

Kanadezët e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 74’ Jonathan David i dha avantazhin Kanadasë.

Pas këtij takimi Peruja renditet në vend të fundit me një pikë, teksa Kanadaja në vend të dytë me tre pikë.