Sporti

Ardon Jashari i “çmend” rivalët e përbetuar, merr flamurin e ekipit të tij dhe e vendos në qendër të fushës pas fitores në derbi

03/09/2025 19:37
nga:Lorik J

Ardon Jashari ishte një nga më meritorët në fitoren që shënoi Club Brugge të dielën pasdite. Skuadra e tij fitoi derbin ndaj Cercle Brugge 3:1.

Jashari ishte protagonist në fushë, ku dhuroi një asistim, por u bë lajm edhe për veprimin e tij pas ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti, Ardon Jashari mori një flamur të ekipit të tij dhe shkoi në mesin e fushës së stadiumit të rivalëve të tij, ku edhe e vendosi atë, si shenj që ata e sundojnë qytetin.

Ja pamjet interesante: