Drejtori i Monzas, Adriano Galliani nënvizoi thelbin emocional të ndeshjes së nesërme në Serie A kundër Milanit.
Italiani kaloi 21 vjet duke punuar së bashku me Silvio Berlusconin te kuqezinjtë, nga viti 1986 deri në 2017, përpara se t’i bashkohej ish-kryeministrit italian në Monza në vitin 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
Dyshja ia dolën të mbikëqyrnin ngritjen historike të Monzës në ligën më të lartë italiane dhe tani ata janë gati të kthehen në San Siro për një ndeshje të paharrueshme kundër Milanit.
“Emocionet janë të pafundme. Është jeta ime që rrjedh para meje, tashmë prej disa ditësh. Përtej të qenit mbështetës që nga fëmijëria, unë kam qenë menaxher i Monzas nga viti 1975 deri në 1985, pastaj Milanit nga 1986 në 2017, pastaj përsëri Monza nga 2018 në 2022, kështu që imagjinoni…”.
“Si përfundon ndeshja nesër? Ah, nuk e di, të betohem që nuk e di.”
Milani është i interesuar për të marrë tre pikë të tjera nesër, pasi kërkon të vazhdojë presionin ndaj liderëve të ligës Napoli, të cilët janë tre pikë përpara në krye të tabelës.
/GazetaBlic Sport/


