Ka përfunduar ndeshja në Gjilan.
Drita ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Trepçës ’89, me ndeshjen që ishte shumë interesante.
“Rezultati nuk është aspak real, sepse Trepça 89 luajti një ndeshje shumë të mirë. Të dyja skuadrat luajtën mirë dhe krijuan shumë raste, ishte një paraqitje shumë e mirë nga Faton Maloku që na shpëtoi në disa raste. Kjo fitore që arritëm është meritë e të gjithëve”, tha trajnerii Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes.