Sporti

Ardian Nuhiu: Me angazhim maksimal, besojmë te tre pikët ndaj Malishevës

10/08/2026 18:43
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur para përballjes së radhës ndaj Malishevës, duke vlerësuar kundërshtarin, por njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë te skuadra e tij.

“Malisheva është një kundërshtar i mirë, por besimi është te skuadra ime. Pres përkrahje nga tifozët dhe me angazhim maksimal besoj që do të arrijmë tre pikët.”

Drita synon një paraqitje të fortë në këtë përballje, ndërsa Nuhiu kërkon mbështetjen e tifozëve dhe përkushtim maksimal nga futbollistët për të arritur objektivin.

/GazetaBlic Sport/