Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një takim pa shumë histori në “Fadil Vokrri”, me të dy skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme në aspektin defnaziv, duke ofruar pak në sulm.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e dobët për skuadrën e tij, por në të dytën kishin më shumë nga loja.
“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu.
/GazetaBlic Sport/


