Sporti

Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Llapit

10/23/2021 15:45
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Drita ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje shumë të rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 3.

Të dy skuadrat kanë luajtur me nga një lojtar më pak, pas përjashtimit të Ilir Krasniqit të Llapit dhe Prince Baldes së Dritës, në pjesën e parë.

Astrit Fazliu, Hamdi Namani dhe Simonovski shënuan për Dritën, kurse Shillova nga penalltia realizoi për Llapin.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u deklarua shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Dua të përgezoj të dyja skuadrat, realisht një fushë shumë e vështirë ku prodhuan shumë të dy ekipet. Mendoj që ndeshjen kemi mundur ta mbyllim në pjesë e parë po të vinte ai goli i tretë, mirëpo gjithçka u komplikua kur erdhi penalltia dhe në pjesën e dytë Llapi e kërkoj golin e barazimit, derisa erdhi goli i tretë i ynë erdhi edhe qetësia. Por kundërshtari nuk u dorëzua kërkoj të shënoj por me vjen mirë që djemtë mbrojtën rezultatin dhe fituan tre pikë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë”.

Mendoj që ekipi ynë ka mundur ta mbyllë më herët këtë ndeshje, por pësuam dhe rrezikuam rezultatin. Mirëpo e them edhe njëherë se mvjen mirë që djemtë e kontrolluan dhe fituan ndeshjen në një teren të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Nuk e di rregullorjae thotë që në momentin që bën penallti ndëshkohesh me të verdhin, por nuk e kam parë dhe besoj në arbitra sidomos tani më sistemin VAR as që e lodhi kokën të merrem me këtë punë”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu për Art Sport.

/GazetaBlic Sport/