Sporti

Ardian Muja qëndroi për 72 orë në QKUK pas ndeshjes me Dritën, pësoi çarje të veshkës

04/11/2023 17:45
nga:Mergim Rreci

Trepça ’89 ka njoftuar se futbollisti i saj, Ardian Muja, ka qëndruar i shtrirë për 72 orë në spital pas ndeshjes me Dritën.

Në njoftimin e klubit thuhet se futbollisti ka pësuar një çarje në veshkë, atje ku mjekët e këshilluan të qëndronte i shtrirë për 72 orë në QKUK, përcjell GazetaBlic Sport.

Muja pritet të mungojë për një kohë të gjatë, me klubin që thotë se ai do të jetë një mungesë e madhe.

/GazetaBlic Sport/