Sporti

Ardian Limani afër rinovimit edhe për dy sezone me FC Prishtinën

05/28/2025 19:18
nga:Lorik J

Qendër mbrojtësi, Ardian Limani nuk pritet të largohet nga FC Prishtina.

Ardian Limani është lojtar i FC Prishtinës dhe pritet të jetë i tillë edhe për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Limani dhe Prishtina janë shumë afër rinovimit edhe për dy sezone tjera, teksa vetëm edhe disa detaje të vogla mungojnë, për t’u zyrtarizuar si çështje.

Limani ka qenë një nga lojtarët kyç sivjet tek klubi bardhë e kaltër, andaj drejtuesit e klubit kanë vendosur ta blindojnë, teksa rinovimi me të, pritet t’i ndihmojë klubit edhe për paraqitjet në Europë.

/GazetaBlic Sport/