Sporti

Ardian Krasniqi bokson nesër për titullin interkontinental të WBO-së

09/27/2024 17:40
nga:Mergim Rreci

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani rikthehet përsëri nesër në ring.

Boksieri kosovar nga Juniku, me 28 shtator do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

/GazetaBlic Sport/