Lajme

Ardian Kastrati shpjegon pse vuri pankartën “Vulin, lëshoje ujin”, thotë se ishte mesazh edhe për Kurtin e Gërvallën

12/14/2021 00:18
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shpjeguar pse e ka vënë pankartën “Vulin, lëshojë ujin” sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka vendosur një pankartë duke shkruar “Vuline pustine vodu,” që e përkthyer vulgarisht “Vulin, lëshoje ujin”.

E gjithë kjo në referencë me deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili sërish mohoi së fundi masakrën e Reçakut. Kastrati thotë se ai ishte mesazh edhe për qeveritarët.

“Ideja më erdhi kështu se Vulini e tha deklaratën se Reçaku nuk është i vërtetë. Pati reagim nga SHBA-ja dhe nga BE-ja por nuk patëm reagim cuditërisht nga kryeministri. Kjo ishte arsyeja. Imagjinojeni po të kishte ndodhur në kohën tonë cka do të kishin bërë këta. Me gaz lotsjellës me protesta. Nuk dua të politizojë Reçakun. Ka qenë ngjarja determinuese. Normalisht me masakrat tjera. Normalisht e vura pankartën dhe u bë laj. Ky ishte mesazhi për ta. Pasi një deklaratë fashiste nga dikush sikur Vulini që vjen nga koha e Millosheviqit që me ideologji është komunist është e pamundur të kalohet heshturazi. Në këtë kontekst i dhashë mesazh edhe kryeministrit e edhe ministres Gërvalla e cila thoshte dikur se është e gatshme të dëshmojë në Gjykatën Speciale dhe tani nuk e bën asnjë deklaratë si reagim ndaj kësaj. E kaluan në heshtje thuajse ai nuk e ka thënë këtë hic”, tha ai në emisionin dPt te Fidani në T7.