Sporti

Ardian Ismajli me statistika mahnitëse: Është krenari, më motivon shumë

01/27/2024 17:31
nga:E K

Ardian Ismajli është një nga futbollistët shqiptar më në formë të momentit. Kjo e dëshmon edhe fakti se qendërmbrojtësi i Empolit është një nga vetëm dy lojtarët në top pesë ligat evropiane që nuk është dribluar nga kundërshtarët.

Së fundi në një intervistë ai ka folur për rekordin dhe synimet e tij në këtë sezon.

“Me thënë të drejten është krenari që të jem pjesë e kësaj liste me këto statistikat në mesin e lojtarëvre dhe ligave më të respektuara të futbollit. Gjithsesi kjo më motivon shumë pasi me punë të madhe kam arritur deri këtu dhe do të vazhdoj kështu. Dua ta ndihmoj ekipin drejt objektivave që i kemi në këtë sezon, të qëndrojmë në Serie A.” ka thënë Ismajli për emisionin SportON në Urban FM .

Tutje reprezentuesi Shqipërisë ka cekur se në ekipin e Empolit ka atmosferë të shkelqyer e sidomos edhe marrdhëniet me lojtarët si Etrit Berisha e Stiven Shpendi me të cilët edhe komunikojnë në gjuhën shqipe.

“Prej ditës së parë kur kam ardhë në Empoli kam gjetur bashkëlojtar shqiptar , fillimisht ka qënë Nedim Bajrami, Kristijan Asllani pastaj Samir Ujakni pastaj arriti edhe Etriti edhe Shpendi kur ke bashkëkombas shqiptar ndërlidhen gjërat edhe e kam pas shumë ma lehtë edhe komunikimin po edhe stervitjet edhe lojët. Disa prej shokëve ja u kom mësu disa fjalë shqip”, vazhdoi tutje 27 vjeçari.