Sporti

Ardian Ismajli është në formë jetësore, mbrojtësi kuqezi në formacionin më të mirë të muajit në Serie A

10/02/2024 18:07
nga:Lorik J

Ardian Ismajli, mbrojtësi shqiptar po zhvillon sezon fantastik me Empolin.

Ismajli po ndihmon shumë ekipin e tij të mbajë portën e paprekur dhe këtë po e bën në mënyrë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Portali i njohur, WhoScored ka publikuar formacionin më të mirë të muajit shtator, aty ku bën pjesë edhe Ismajli.

Më poshtë gjeni formacionin e muajit në Serie A:

Maignan, Di Lorenzo, Ismajli, Boungiorno, Hernandez, Paz, Reijnders, Lookman, Pulisic, Castro, Leao.

/GazetaBlic Sport