Zgjedhjet Lokale

Ardian Gjini zotohet se do të jetë krah gastronomëve të Gjakovës

11/10/2021 21:10
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Gjakovës, nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me gastronomët e këtij qyteti, ku kanë diskutuar për mënyrën se si mund të ndihmohet ky sektor, pas goditjes nga pandemia COVID-19.

Gjini është zotuar sërish para tyre se që dera e Komunës së Gjakovës do të jetë gjithmonë e hapur për ta, për t’u takuar e biseduar me të.

Shkrimi i plotë:

Gastronomët, si asnjë kategori tjetër, janë prekur nga masat kundër pandemisë. Sot, gjatë një takimi me gastronomë të Gjakovës, folëm për ringritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.

Përsërita edhe një herë, që dera e Komunës së Gjakovës do të jetë gjithmonë e hapur për ta, për t’u takuar e biseduar me mua. Do të jem pa kushte krah gastronomëve, sipërmarrësve të tjerë dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës.