Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, që synon rizgjedhjen në këtë post, të dielën, në kuadër të fushatës zgjedhore i monitoroi punimet që po bëhen në tranzitin e ri.
Prej aty, për të kërkuar votë, kandidati i AAK-së për të parin e Gjakovës u nis për në fshatin Rogovë e ku fillimisht i vizitoi punimet në kanalin e kullimit që banorët e atjeshëm e pritën gjatë, e më pas u premtoi se infrastruktura rrugore e këtij fshati do të kryhet brenda një viti.
Të dielën, Gjini premtoi se nëse e fiton edhe një mandat, do të përfundohet projekti për ujë të pijshëm e kanalizim në të gjitha zonat e qytetit.