Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar se sektori i biznesit prodhues në Gjakovë po zhvillohet me hapa të shpejt.
Ai ka shkruar se e ka vizituar ndërmarrjen “Tekniku”, e cila është e vetmja në Kosovë, që prodhon aparate të kualitetit të lartë për zjarrëfikje.
Postimi i plotë:
? Sektori i biznesit prodhues në Gjakovë po zhvillohet me hapa të shpejt. Sot isha te ndërmarrja “Tekniku”, e vetmja në Gjakovë, por edhe në Kosovë, që prodhon aparate të kualitetit të lartë për zjarrëfikje.
? Familjes Lluka që e ka në pronësi këtë ndërmarrje, i ofrova mbështetjen institucionale dhe e inkurajova që ta zgjerojë prodhimin dhe ta rris punësimin.
#GjakovësEdheMëShumë #121