Lajme

Ardian Gjini rizgjidhet në krye të degës së AAK-së në Gjakovë

04/29/2022 00:15
nga:Astrit Gashi

Ardian Gjini është rizgjedhur në krye të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në Gjakovë.

Dega e kësaj partie mbajti, të enjten, Kuvendin e 9-të zgjedhor, ku u konfirmua si kryetar Gjini si dhe u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm.

Gjini aktualisht është edhe nënkryetar i parë i partisë, ndërsa riktheu Aleancën në pushtet në Gjakovë kur fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2017 si dhe triumfoi edhe në lokalet e vitit të kaluar, duke marrë mandatin e dytë.

Në Kuvendin e degës së Aleancës mori pjesë edhe kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.