Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar sot Regjionin e Rekës së Mirë, përkatësisht fshatrat Novosella e Ulët dhe Novosella e Epërme, ku ka prezantuar planet konkrete për mandatin e ardhshëm, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Gjini u shpreh i lumtur për pritjen nga qytetarët dhe mbështetjen ndaj vizionit të tij për zhvillimin e Gjakovës për periudhën 2026-2030.
Postimi i plotë:
Sot ishim në Regjionin e Rekës së Mirë 🤝, gjegjësisht në Novosellë të Ulët dhe Novosellë të Epërme që të ndajmë planet tona konkrete 📝 për mandatin e ardhshëm në këtë regjion 🏘️.
Jashtëzakonisht i lumtur 🙏 të takoj bashkëqytetarë që e përqafojnë vizionin tonë për Gjakovën 2026-2030 💪.
#DritëPërGjakovën174✅


