Lajme

Ardian Gjini: Përfundon aksi në Rogovë, nisin punimet në dhjetë rrugë të reja në Gjakovë

10/28/2025 19:34
nga:Genita C

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar për përfundimin e aksit kryesor tek Ura në Rogovë dhe nisjen e punimeve në dhjetë rrugë të tjera në komunë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se projektet në Demjan, Lipovec dhe Gërçinë po avancojnë me ritme të shpejta, duke përmirësuar lidhjet ndërmjet fshatrave dhe krijuar mundësi të reja për banorët.

Gjini theksoi se këto investime janë pjesë e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve.