Lajme

Ardian Gjini pas hapjes së fushatës në Gjakovë: Të rreshtuar drejt, Kosovën e bëjmë diamant

05/29/2026 10:23
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka reaguar pas tubimit hapës të fushatës zgjedhore në Gjakovë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive.

Gjini tha se rrugëtimi për një drejtim të ri të vendit nisi nga qyteti ku, sipas tij, është dëshmuar se ndryshimi arrihet me punë dhe përkushtim.

“Faleminderit, Gjakovë. Faleminderit, Kosovë. Nga qyteti ku kemi dëshmuar se ndryshimi bëhet me punë e përkushtim, nisëm rrugëtimin për t’i dhënë vendit një drejtim të sigurt. Të rreshtuar drejt, Kosovën e bëjmë diamant!”, ka shkruar Gjini.

Ai ka përsëritur edhe sloganet kryesore të programit elektoral të Aleancës, duke theksuar fokusin në zhvillim, energji dhe siguri.

“Një qëllim për zhvillim. Dyfish energji. Tetëfish siguri. ALEANCA 128!”, përfundon postimi i tij.