Kandidati i AAK-së për Gjakovën dhe kreu aktual i komunës, Ardian Gjini, ka vizituar Teqenë e Madhe Ballkanike.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjini bëri të ditur se u mirëprit nga Shejh Musa Shehu, përcjell GazetaBlic.
“Me zemër të hapur e muhabet të këndshëm na priti Shejh Musa Shehu në Teqen e Madhe Ballkanike”, shkroi ndër të tjera i pari i Gjakovës.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/