Lajme

Ardian Gjini merr vendim për ndërtimin e banesave për të pastrehët në Gjakovë!

09/22/2021 12:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se për herë të parë, në këtë komunë, do të ndërtohen banesa për banim social.

Në një shkrim të tij, Gjini, ka prezantuar planin për katër vitet e ardhshme, nëse rizgjidhet në krye të Gjakovës, teksa ka shpalosur edhe vendimin për ndërtimin e banesa për të pastrehët.

Gjini ka theksuar se secili qytetar meriton kushte të dinjitetshme jetese.

“Do të ecim përpara duke mos e lënë askënd prapa!”, ka shkruar Gjini.