Lajme

Ardian Gjini: Me këto tre parti do të bëjmë marrëveshje për balotazhin e 14 tetorit

11/07/2021 20:38
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se rezultati i zgjedhjeve të fundit të 17 tetorit, ka qenë i mirë, pasi që siç thotë ai: është më i mirë se ai i 2017-ës, raporton Gazeta Blic.

“Sinqerisht është më i mirë se që ka qenë në vitin 2017. Atëherë kemi qenë në koalicion në raundin e parë dhe kemi pasur rezultat më të dobët. Në këto zgjedhje jemi rritur. Kjo tregon se kënaqëshmëria me punën tonë është e madhe. Mos të harrojmë se në garë ishin gjashtë kandidatë”, ka thënë Gjini.

Gjini në Blic Interview me Astrit Gashin, ka treguar se ai do të arrijë marrëveshje për koalicion në garën e 14 tetorit, me LDK-në, PDK-në dhe PSHDK-në.

“Do të kemi marrëveshje me LDK-në, PDK-në dhe PSHDK-në. Ende nuk ka marrëveshje, por kemi mirëkuptim. Marrëveshje do të ketë. Tash a do të tregohen detajet e marrëveshjes, nuk e di sepse ajo vendoset me mirëkuptim. Por e rëndësishme është që marrëveshja do të jetë publike”, ka thënë Gjini.

https://www.facebook.com/631247780273114/posts/4811668122231038/