Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës.
Sipas këtij rezultati, del se kandidati i AAK-së për kryetar komune, Ardian Gjini ka qenë më i votuari me gjithsej 381 vota.
Ndërsa e dyta është kandidatja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila mori 274 vota.
Sa i përket votave për kuvend komunal, AAK pri me 233 vota, e dyta nga LVV me 214 vota, ndërsa e treta, PShDK me 80 vota, aq sa ka edhe PDK.
Ndryshe, në komunën e Gjakovës do të garojnë në balotazh, Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e LVV-së.