Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar se Qeveria Kurti është i përfshirë në disa skandale, raporton Gazeta Blic.
Madje, ai në Politiko në Kanal 10 tha se kjo Qeveri ka edhe super skandale.
Sipas tij, rruga Zahaq- Kievë e cila është rreth 30 kilometra e gjatë është ndërprerë nga Qeveria Kurti.
“Ne kemi marrë kredi 200 milionë euro, e që dy vjet janë në llogari e nuk kryhet rruga. Madje, paguajmë edhe interes. E, sot ajo rrugë nga 200 milionë na kushton 350 milionë euro. Me interesin e kredisë dhe me shtrejntimet që kanë ndodhur, kjo rrugë kushton 150 milionë më shumë. Pra, ky është super skandal sepse i kemi humbur 150 milionë euro”, tha Gjini, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se skandal nuk janë kravatat, por këto dështime të Qeverisë Kurti./ Gazeta Blic


