Lajme

Ardian Gjini: Gjashtë vite më parë e ndala katandisjen e Parkut të Madh të qytetit

09/22/2021 15:53
nga:M K

Kreu i Gjakovës dhe kandidati i AAK-së për një tjetër mandat në krye të kësaj komune, Ardian Gjini ka kujtuar ndjekësit e tij se tash e gjashtë vite më parë u ishte drejtuar asamblistëve gjakovarë që të mos e votonin katandisjen e Parkut të Madh të qytetit, ku aty parashiheshin ndërtesa e objekte komerciale.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjini tha se është i lumtur që atëbotë kishte marrë një veprim të tillë, duke thënë se Parku sot e kësaj dite ia shton hijeshinë asaj pjese të qytetit, por gjithashtu thotë se nuk e bëri pjesë të pazareve, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/