Zgjedhjet Lokale

Ardian Gjini: Gjakova nuk do t’i harrojë asnjëherë vendimet e mira të Qeverisë së Kosovës, kur Haradinaj ishte kryeministër i saj!

10/06/2021 14:41
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i shoqëruar nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, kanë qëndruar në këtë komunë.

Gjini ka marrë mbështetje nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin e falenderoi që gjatë kohës sa ka udhëhequr me qeverinë e Kosovës, ka marrë vendime të mira për banorët e Gjakovës.

Shkrimi i plotë nga Ardian Gjini:

E falënderoj kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj për vizitën dhe mbështetjen. Gjakova nuk do t’i harrojë asnjëherë vendimet e mira të Qeverisë së Kosovës, kur Haradinaj ishte kryeministër i saj!

#GjakovësEdheMëShumë #121