Lajme

Ardian Gjini: Do t’i mbajmë këto 6 komuna që i kemi aktualisht, kandidatë të fortë kemi edhe në Pejë, Istog, Prishtinë e Podujevë

08/30/2021 22:08
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini duke folur në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 tha se AAK do të dalë shumë e fuqishme në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se sipas sondazheve AAK do t’i mbajë 6 komunat që aktualisht i qeverisë.

Ndërkohë, ai tha se AAK ka shumë kandidatë të fortë edhe në Pejë, Istog, Prishtinë e Podujevë.

Ai tha se Mimoza Kusari- Lila është shumë e mirë, mirëpo unë e kam mundur në zgjedhje dhe jam më i mirë.

Gjini e ka lavdëruar edhe punën që po e bën kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj.

Sipas tij, pos që Haradinaj e ka një listë të jashtëzakonshme, ai do të ishte befasia.