Kreu aktual i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vizituar dy fshatrat e Gjakovës, Berjahun e Stubllën.
Sipas tij, këto dy fshatra, tani duken shumë më ndryshe sesa para katër viteve, kjo për shkak të investimeve që janë bërë në to, përcjell GazetaBlic.
Ai i ka falenderuar banorët për mbështetjen e tyre, teksa ka thënë se përkrahja për ta do të vazhdojë edhe më tutje.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
☺️ Berjahu dhe Stublla tani duken shumë më ndryshe se para katër viteve. ?Projektet e investuara në këto dy fshatra, e kanë bërë dallimin, duke e lehtësuar jetën për banorët.? Sot isha për t’i vizituar banorët e fshatrave dhe për t’i siguruar që në plan kemi projekte edhe më të mëdha për këtë anë të Gjakovës.? Faleminderit për pritjen, bashkëpunimin dhe dashurinë e madhe për vendlindjet tuaja!
Posted by Ardian Gjini on Thursday, September 23, 2021