Sporti

Ardhja te Kosova i sjellë fat, Rexhbeqaj shënon gol

08/18/2024 15:12
nga:E K

Mesfushoi defansiv shqiptar, Elvis Rexhbeqaj, e ka nisur mbarë sezonin në Bundesligë.

26-vjeçari ka shënuar gol të bukur për Augsburgun.

Sfida po zë vend në stadiumin e Viktoria Berlinit, ku skuadra e Rexhbeqajt po dominon me rezultat 1:3.

Ndonëse lojën e nisën me ritëm të ngadaltë dhe pësuan gol, shënimi i Rexhbeqajt në minutën e 33-të e nisi mbarë ritmin e golave për ekipin e Augsburgut.