Mërgimtarët tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje për festat e fundvitit. Me ardhjen e tyre shkaktohet dyndje nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sot një pjesë e diasporës është duke pritur në kolona të gjata nga Hungaria për në Serbi, në pikën kufitare në Horgosh.
Kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës pritet të ketë gjatë ditës së nesërme.
Zyrtarët e QKMK-së thanë se nesër në mëngjes në ora 7,8 dhe pasdite në ora 3,4 pritet të ketë fluks më të madh.
Pika kufitare më e ngarkuar pritet të jetë Merdarja, Dheu i Bardhë e Jarinja.
Gjendja momentale në vendkalimet kufitare të Kosovës është mirë dhe nuk ka aspak tollovi.