Lajme

Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

12/25/2024 17:43
nga:Y I

Tashmë për disa ditë me radhë janë duke vazhduar kolonat në pikat kufitare të vendit.

Prej tyre më së shumti pritje për momentin ka Dheu i Bardh, ku për të hyrë në Kosovë duhet të pritni deri në dy orë.

E në deri në një orë ju bie të prisni në Jarinje, ndër në Muçibabë gjysmë orë, e në Merdarë 20 minuta.

Pos për të hyrë në Kosovë, pritje kanë filluar të bëhen edhe në dalje të vendit tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në gjysmë ore, në Jarinje dhe Merdarë 20 minuta.