Sporti

Ardhja e Mërgim Berishës tek Kosova, ky është komenti nga trajneri Giresse

09/20/2022 13:28
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka folur para ndeshjeve të shtatorit.

Giresse foli për dy takimet, ku tha se ka zgjedhur futbollistët që janë në formën më të mirë momentalisht, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai poashtu tregoi se si do të jetë qasja e tij me futbollistët e rinj, ku tha se nuk janë aty vetëm sa për të plotësuar numrin.

“Lojtarët e ri që kemi ftuar nuk janë vetëm sa për numër aty. Natyrisht që janë për të luajtur, por më pas do të shihet në bazë të strategjive të ndeshjeve. Me lojtarët e ri duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ai.

Më pas ai u pyet edhe për Mergim Berishën dhe Elvis Rexhbeçajn, ku tha se janë duke punuar, por jo në të gjitha rastet

“Ne po punojmë vazhdimisht me futbollistët e ri, por jo gjithmonë i kemi dyert e hapura nga ana e tyre. Thjesht nuk kemi arritur deri në atë pikë për të pasur një përgjigje po apo jo”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/