Lajme

Ardhja e kancelarit Scholz, nesër bllokohen këto rrugë në Prishtinë

06/09/2022 18:21
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka ndërmarrë me rastin e vizitës të premten në Kosovë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Policia konfirmon se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror të Gjermanisë në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, njofton zyra për media e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, për shkaqe të sigurisë, policia nuk ka njoftuar se cila rrugë do të jenë të bllokuara derisa të kalojë eskorta e kancelarit të Gjermanisë.

Sidoqoftë, Scholz do të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta e do të qëndrojë deri pasdite.

Policia deklaron se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.