Lajme

Ardhja e Hashim Thaçit në Kosovë, reagon djali i tij

03/13/2025 13:32
nga:Genita C

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës humanitare për ta vizituar babain e tij, Haxhi Thaçin, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas vizitës së Thaçit, ka reaguar djali i tij Endriti, me anë të një ‘Instastory’ në Instagram.

Ai ka shpërndarë videon që u publikua nëpër media, ku shihet Thaçi duke hyrë në Klinikën e Oftamologjisë.

Thaçit iu është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për vizitë të babait të tij, pasi iu refuzua dy herë.