Gazetari, dhe analisti Milaim Zeka ka komentuar vizitën e Grenellit në Shqipëri, Kosovë, dhe tani në Beograd.
Sipas, Zekës, Grenelli ka ardhur me një mision, dhe se është takuar me Ilir Metën, i cili do të shpallet person non-grata nga Amerika.
“Në bazë të analizave që i kanë bo, dhe hetimeve që i kanë bo kongresi amerikan kanë ardh në përfundim që Putini me administratën e vet i kanë dhanë mbështetje të jashtëzakonshme për me ardh Trampi në fuqi”
“Tani këto lidhje të qojnë në një konkluzion se ky një mision e ka pasë që ka ardh, një o taku me Ilir Metën, i cili do të shpallet person non-grata nga Amerikanët, shumë shpejt”, tha Zeka në Politiko.