Sporti

“Ardhja e Cristiano Ronaldos, Cavani duhet të largohet nga Manchester United”

09/10/2021 14:47
nga:Mergim Rreci

Darrent Bent, ish -reprezentuesi anglez, nuk sheh vend për uruguajanin Edinson Cavani në Manchester United, duke pasur parasysh nënshkrimin e fundit të Cristiano Ronaldos.

“Unë nuk mendoj se Solskjaer mund t’i mbajë të gjithë të lumtur,” tha ish -sulmuesi nga klube si Tottenham, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cavani është një profesionist i madh, një legjendë. Ai ka qenë mbresëlënës gjatë gjithë karrierës së tij, duke luajtur në nivelin më të lartë, duke shënuar gjithmonë gola. Sezonin e kaluar ai ishte brilant në United, ai gjithmonë shfaqej kur ekipi kishte nevojë për to në momente të rëndësishme, por tani Ronaldo ka mbërritur. Unë nuk shoh vend për Cavanin tek Manchester United më », konsideroi ai.

/GazetaBlic Sport/