Besart Berisha ka dhënë “efekt” në futbollin kosovar edhe pse ende nuk ka zbritur në fushë, me ardhjen e tij Prishtina tani është skuadra me vlerën me të madhe në Superligën e Kosovës.
“Transfermarket” e cila merret edhe me vlerën e lojtarëve ka bërë edhe përditësimet e fundit me datë 15 shtator, datë kjo kur edhe Berisha u zyrtarizua te Prishtina.
36 vjeçari ka shtuar vlerën e bardhekaltërve për 350 mijë euro aq sa vlerësohet edhe sulmuesi. Ndërsa klubi kryeqytetas në treg kap vlerën prej 4.25 milionë eurove duke u bërë edhe klubi me i shtrenjtë në Kosovë.
Megjithatë, nga “Transfermarkt” nuk është llogaritur edhe i rikthyeri Gauthier Mankenda, i cili në treg vlerësohet me 175 mijë euro.
Ndryshe, prapa Prishtinës renditen Drita e Ballkani ku të dy këto klube vlerësohen me nga 3.73 milionë euro.
Pastaj renditen Llapi, Gjilani, Drenica, Dukagjini, Ulpiana, Malisheva dhe Feronikeli.



